Përgjaken rrugët e vendit/ 3 aksidente me pasojë vdekjen në Durrës, Kavajë dhe Korçë! Përplasen 2 këmbësorë, shoferja 30 vjeçe përfundon në kanal

10 Mars 2023, 12:28| Përditesimi: 10 Mars 2023, 22:18

  • Share

Një ditë pas aksidentit tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike, sërish janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekjen në vendin tonë. Mesditën e sotme një 30-vjeçare ka humbur jetën në Kavajë, ndërsa një 58-vjeçar ka ndërruar jetën në Durrës. Ndërsa një tjetër aksident me vdekje ndodhi gjatë mbrëmjes në Korçë.

30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, 58-vjeçari ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, Petrit Pashaj është shoqëruar në komisariat.

Gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes, në aksin rrugor Korçë-Maliq, një makinë ka përplasur këmbësorin Olger Zhuti, 39 vjeç i cili ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë viktimës. Ky aks raportohet të jetë tepër problematik për shkak të aksidenteve të shkaktuara si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të rrugës së amortizuar. 

Ora 19:38
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje 39 vjeçarin! Drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku makina ka përplasur për vdekje 39 vjeçarin, Olger Zhuti, 39 vjeç. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Aksi rrugor, Korçë-Maliq ku ka ndodhur aksidenti, paraqitet si shumë problematik si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të vështira të rrugës.

Ora 13:13
VIDEO/ Aksident në Kavajë, makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdes 33-vjeçarja

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën që ligj Kavajën me Rrogozhinën pranë varrezave të qytetit. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen në 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SONA: 11/03/2023 08:19

    HAPNI SYTE O JU SHOFERA KUJDES...ECNI ME KUJDES SE PO VRASIM NJERI TJETRIN O NJEREZ

    Përgjigju
  • Turi: 10/03/2023 15:48

    Ecni me kujdes o njerez se po behet nami me te vdekur perdite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?