Aksident në bypass-in e Fierit, makina përplas për vdekje të moshuarin! Shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit

24 Dhjetor 2023, 07:21| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 11:42

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bypass-in e Fierit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (24 dhjetor).

Automjeti tip “Volvo”, me drejtues 31 vjeçarin O.D, ka përplasur një të moshuar rreth 65 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Fundjavë aksidentesh në Fier, 9 të plagosur! Humb jetën 65 vjeçari që u përplas në Bypass! Përfundon në kanal mjeti me dy bashkëshortë brenda


B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 24/12/2023 14:36

    Vetem ne Shqiperi denohesh per aksidente te tilla sepse nje i cmendur ecen ne kete rruge ne mes te nates ku eshte apsolutisht e ndaluar.

    Përgjigju
  • Altini: 24/12/2023 10:50

    Cdo kembesori ne bypas ne mes te nates aman?

    Përgjigju
    • Lushka: 24/12/2023 11:23

      Po he pra e ka fajin shoferi. Mos te zente thuaj se ske cfare ben tek kjo situate. Ben edhe burg madje si ai djali tek astiri qe shtypi ate djalin se donte me kaluar rrugen para ja 8 muajsh. Skandal po hajde se ky eshte shteti yn qe na do te gjitheve pa hile. E flasin per standarte. Ndjese paste e gjora.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?