Pamje nga vendngjarja

Aksident i rëndë në Belsh, makina përplas motorin! Ndërron jetë 15-vjeçari, rëndë bashkëmoshatari i tij! Dy të miturit pa kaskë

20 Qershor 2022, 16:02| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 19:40

  • Share

ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e  sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, në fshatin Marinës, ku drejtuesi 34-vjeçar është përplasur me motomjetin me drejtues O.M., 15-vjeçar i cili ishte me pasagjerin me iniciale K.M., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.  

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 15-vjeçari O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, bashkëmoshatari i tij,  K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Dy të miturit të cilët ishin në motomjet, ishin pa kaskë mbrojtëse. 

Dyshohet se motori i ka dalë përpara makinës çka ka shkaktuar edhe përplasjen fatale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?