Aksident i rëndë në Ballsh, humb jetën një person, doli me makinën e punës nga rruga

8 Mars 2022, 10:47| Përditesimi: 8 Mars 2022, 11:54

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ballsh në vendin e quajtur Drenov.

Një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte) ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person i identifikuar si G.Q si dhe është plagosur L. G. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?