Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik- Belsh, përplasen dy makina, ndërhyn zjarrfikësja për nxjerrjen e njërit prej të plagosurve, ishte bllokuar

7 Janar 2022, 10:36| Përditesimi: 7 Janar 2022, 12:00

  • Share

ELBSAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Cërrik–Belsh.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur dhe si pasojë njeri prej tyre ka dal nga rruga, ndërsa sipas burimeve për Report Tv, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e njërit prej të lënduarve, i cili ishte bllokuar në makinë.

Të plagosurit, dy drejtuesit e automjeteve M.F, V.H dhe pasagjerja K.U, janë transportuar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa ende gjendja e tyre nuk është bërë me dije.

Duket se përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi siç shihet nga pamjet e siguruara, njëra prej makinave është bërë copash.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?