Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, i moshuari dërgohet në spital me plagë të rënda

13 Prill, 08:42| Përditesimi: 13 Prill, 09:32

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat në afërsi të Fier-Sheganit. Etem Bushi, rreth 62 vjeç sipas policisë, që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një mjet tip Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjes.

Si rezultat i përplasjes motomjeti është ndarë në dysh dhe drejtuesi ka marrë plagë të rënda. Etem Bushi u dërgua në spitalin e Lushnjes me plagë të rënda.

'Rreth orës 08:00 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore', thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinojnë trafikun.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?