VIDEO/ Aksident i rendë në aksin Librazhd-Prrenjas, makina e drejtuar nga shoferi 20-vjeçar bie në humnerë

16 Maj 2023, 12:52| Përditesimi: 16 Maj 2023, 13:27

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar ka përfunduar në humnerë pas një kthesë të frikshme.

Burime bëjnë me dije se një automjet i tipit "Benz", ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, pasi shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë ka mbetur i lënduar 20-vjeçari me iniciale A. L, i cili është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka marrë dëmtime në kokë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?