Aksident i rëndë në aksin Levan-Vlorë, 'Hyundai' përplaset me 'Opel-in' dhe përmbyset në rrugë, përfundon në spital shoferja 30-vjeçare

16 Prill 2023, 11:45| Përditesimi: 16 Prill 2023, 11:50

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë. Dy makina tip ‘Hyundai’ dhe ‘Opel’ janë përplasur rreth orës 09:50. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se makina Honday që drejtohej nga 30 vjecarja I.D., është përmbysur.

Ajo është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 09:50, në aksin rrugor "Levan-Vlorë", automjeti tip "Honday" me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?