Aksident i katërfishtë pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë, plagoset pasagjerja

7 Janar 2022, 16:26| Përditesimi: 7 Janar 2022, 16:59

  • Share

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se pranë rrethrrotullimit të Selitës janë përplasur 4 makina dhe për pasojë është plagosur një pasagjere.

Sakaq, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 07.12.2021, rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 07/01/2022 18:11

    Rrofshin celularet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?