VIDEO/Aksident i frikshëm në rrugën Lezhë-Laç, kamioni ‘shkërmoq’ makinën, në gjendje të rëndë efektivi policisë së Shkodrës

27 Janar, 13:42| Përditesimi: 27 Janar, 14:47

  • Share

LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes së një autoveture me një kamion në super-stradën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të së shtunës ne afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i autovetures ‘Volkswagen’ Endrit Ferra, i cili mësohet se është edhe efektiv policie në Shkodër. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës e pasi mori ndihmën e parë mjekësore u transportua drejt spitalit të Traumës në TIranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Siç tregojnë pamjet nga përplasja e forte të dy mjetet përfunduan jashtë rruge, ndërsa për nxjerrjen e të plagosurit nga majina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Policia e cila mbërriti menjhëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit, Amarildo Zefi si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?