Pamje nga aksidenti në Librazhd

Aksident i frikshëm në Librazhd, kamioni del nga rruga pas përplasjes me një Golf 6-ta, plagosen dy shoferët/ FOTO

18 Nëntor 2020, 16:10| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 16:13

  • Share

LIBRAZHD- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Dragostunjë, ku një kamion është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm janë plagosur dy shoferët e mjeteve, të cilat janë dërguar për mjekim në spital.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë manovra e gabuar e parakalimit të ‘Golf’-it, duke bërë që kamioni i ngarkuar me inerte të frenojë për disa metra dhe më pas të dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi.

Foto nga aksidenti

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 18/11/2020 18:31

    Katnart lan gomert ene blen makina si leprit

    Përgjigju
  • Loni: 18/11/2020 17:22

    Se si mund te perplasesh aty se kuptoj fare... Opo me shi me bresher me stuhi I'm kaluar aty edhe zjarr edhe prap... Se kuptoj!? Instagrami Apo messangeri... Se ska mundesi tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?