VIDEO/ Aksident i frikshëm në Lezhë, përplasen 4 makina pranë një karburanti, dy të lënduar! Shkulet edhe një pemë

3 Mars, 17:14| Përditesimi: 3 Mars, 18:32

  • Share

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Gurra të Lezhës.

Gazetari i Report Tv Elvis Hila raporton se 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të një karburanti.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet nga pamjet, mjetet janë dëmtuar shumë, por përplasja ka qenë aq e fortë, saqë edhe një pemë është shkulur.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?