VIDEO/ Aksident i frikshëm në Klos, makina ‘fluturon’ në humnerë! Shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë

20 Shtator 2023, 10:13| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 10:43

  • Share

Një aksident i frikshëm, që mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit, në rrugën e Arbrit, ku një automjet me drejtues 20-vjeçarin me iniciale K.R,  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?