Pamje nga vendngjarja

Aksident i frikshëm në Itali, çifti i bashkëshortëve shqiptarë në gjendje kritike për jetën

30 Nëntor 2022, 09:39| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 09:43

  • Share

Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë përfshirë në një aksident të frikshëm rrugore mbrëmjen e djeshme në Spezia të Italisë. Sipas mediave italiane, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Në aksident u përfshinë tre makina, pavarësisht se pati edhe të plagosur të tjerë, burri dhe gruaja shqiptare janë dërguar me urgjencë në spitalin Sant’Andrea. Makina ‘Audi A3’ e çiftit shqiptar ka mbetur e shkatërruar plotësisht ndërsa mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Automjeti tip ‘Audi A3’ goditi makinën e bardhë të dy të rinjve të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze. Më pas automjeti vijoi lëvizjen duke u përplasur edhe me makinën e një banori vendas i cili gjithashtu nuk pësoi lëndime serioze.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?