Aksident në Berat/ Shoferi dhe pasagjeri mbeten të plagosur! Shkak shpejtësia

4 Janar 2021, 14:09| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:56

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat. Një mjet, tip Mercedez Benz me targa AA 779 HE ka goditur nga pas makinën, tip Range Rover, me targa AA 444 VC.

Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, që po punojnë për kqyrjen e vendngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti tip Benz dhe lagështirës në rrugë. Mësohet se Benzi ka dashur të parakalojë por ka humbur kontrrollin dhe ka goditur nga prapa mjetin Range Rover.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?