Foto ilustruese

Aksident hekurudhor në Serbi, përplasen 2 trena! 20 persona të plagosur

17 Nëntor 2023, 22:31| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 22:43

  • Share

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Serbi ku një tren pasagjerësh është përplasur me pjesën e pasme të një treni mallrash.

Si pasojë e aksidentit rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur. Të dy trenat po udhëtonin nga Novi Sadi për në Bogojevë dhe përplasja ndodhi kur treni i pasagjerëve parakaloi trenin e mallrave dhe goditi vagonin e pasmë.

Sipas mediave serbe, shkaktar i kësaj ngjarje është bërë një gabim njerëzor.  

Komunikacioni në këtë pjesë të hekurudhës është ndërprerë. Për udhëtarët e linjave të tjera është organizuar transporti me autobus.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?