Foto ilustruese

Aksident fatal në Berat, 65-vjeçari humb jetën pasi u aksidentua me motor (EMRI)

12 Tetor 2023, 16:18| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 16:20

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Berat, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentu me motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli të Dimalit, ku Axhem Oshafi, duke drejtuar motorin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit, 65-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?