Foto ilustruese

Aksident dhe kokainë në makinë, 2 të arrestuar në Fier! Ngacmoi seksualisht një të mitur, në pranga 54-vjeçari në Lushnjë

26 Janar 2023, 10:56| Përditesimi: 26 Janar 2023, 10:58

  • Share

FIER- Fadil Begaj është vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi u kap duke ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 54-vjeçari është banues në Berat.

Policia gjithashtu njofton se në qarkun e Fierit janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Erland Llanaj është përplasur me një automjet të parkuar gjatë natës pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.

Edhe një 36-vjeçar ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit të bluve të Fierit në mjetin e tij u gjet kokainë, në doza.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?