Pamje nga aksi Thumanë-Kashar

Aksi Thumanë-Kashar, Rama ndan pamjet: Gati më 30 qershor për qarkullimin e automjeteve

14 Maj, 19:19| Përditesimi: 14 Maj, 19:27

  • Share

Aksi rrugor Thumanë-Kashar me një gjatësi prej 21 kilometrash duket se është drejt përfundimit. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky segment, punimet në të cilën janë përqëndruar në 5 kilometrat e fundit.

Rama theksoi se, kantieri Thumanë – Kashar, një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu, ku po punohet për finalizimin e këtij projekti që në 30 qershor do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe përmirësuar parametrat e sigurisë rrugore.

Ky aks përmban disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, si dhe ndërtimin e dy nyjeve të mëdha me dalje në aeroportin e Rinasit dhe nyjën e Kasharit ku bëhet edhe lidhja me aksion rrugor Tiranë-Durrës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?