Berisha paralajmëron shtator të nxehtë: Vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave! Kundërshton nismën e PS mbi hetimin e spiunëve në politikë

12 Gusht 2022, 12:20| Përditesimi: 12 Gusht 2022, 20:21

  • Share

Ashtu si Ilir Meta, edhe Sali Berisha ka paralajmëruar një shtator të nxehtë. Në konferencën për shtyp u shpreh se vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave të demokracisë. Gjithashtu theksoi se PD do të sjellë risinë e madhe, primaret që sipas tij janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik.

I pyetur për nismën e re të PS-së, mbi hetimin e personave të zgjedhur në politikë si bashkëpunëtore të ish sigurimit të shtetit, Berisha zgjodhi të ‘merrte merita’ për ligjin e lustracionit, që sipas tij u anulua nga Partia Socialiste. Ish kryeministri që pretendon të sjellë opozitën e fortë shprehu sot hapur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, i cili kërkon një ndryshim në ligjin për pastërtinë dhe verifikimin e figurës. Kundërshtimi i tij vjen pasi Autoriteti i Dosjeve zbuloi se aleati i tij Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Berisha u ndal edhe në dy çështje të tjera në konferencën e tij ku foli për formimin e një qeverie teknike, e cila u tha dje nga kreu i PL-së, Ilir Meta në konferencën e tij për mediat. ‘Kjo është një gjë që do e vendosin forcat politike’- u shpreh Berisha për qeverinë teknike ndërsa patjetër, mbështeti ‘moton’ e Partisë së Lirisë, për referendumin.  Nuk mund të mungonte një pyetje për faktin se kreu i PD-së, është i shpallur Non Grata nga dy shtetet më të mëdha SHBA dhe Britani e Madhe, të cilat siç edhe Berisha tha, nuk i japin asnjë lloj impresionimi, sipas tij, Rama është i pashpresë dhe nuk do t’i shpëtojë revolucionit.

Edhe ‘gropa e zezë’ e buxhetit të shtetit, aksi rrugor ‘Qukë Qafë-Pllocë’ ka qenë tematika e zgjedhur nga ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët. Projekti i cili ka nisur punimet e tij që në vitin 2011 kërkon gjithnjë e më shumë investime të reja për shkak të projektimit të keq të këtij aksi nga Partia Demokratike. Për të hequr përgjegjësinë ‘nga supi’, Berisha mblodhi sot gazetarët duke i thënë se ky aks, i cili u projektua me një shifër prej 73 milionë eurosh sot janë shpenzuar 250 milionë euro. Pra çmimi sipas Berishës është trefishuar dhe po shkon në çantat e kryeministrit Rama dhe zv. Kryeministres Balluku, pasi këta të fundit kanë futur drejtësinë në thasë dhe SPAK-un në xhep.

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës raportoi se kanë përfunduar 68 % të punimeve, por në fakt ka mbetur pa u ndërtuar pjesa më e vështirë e ku pritet ndërtimi i tre urave dhe tunele. Ministria e Infrastrukturës njoftoi se përfundimi i këtij aksi do të jetë në vitin 2023, por lind shqetësimi se deri atëherë mund të amortizohet edhe pjesa e përfunduar e punimeve dhe se kjo rrugë do të kërkojë fonde në mënyrë të vazhdueshme. Një analizë e posaçme e Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për ecurinë e punimeve në këtë aks referon se duhen së paku 56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Analiza e Posaçme e Ministrisë një vit më parë 

Ora 12:44
Berisha: Sa i përket Non Gratave nuk më jep asnjë lloj impresioni! Rama i pashpresë, nuk do i shpëtojë revolucionit

 

Sali Berisha u pyet nga gazetarët sa i përket nismës së PS-së për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, me argumentin se në 1996 ka patur një ligj lustracioni që sipas tij u anulua nga PS.

‘PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij, ka apo s’ka dosje kishte të drejtë me bazën e këtij ligji të njihej me të, pra ishte transparente.- tha Berisha 

Berisha u shpreh se Non grata nuk e impresionojnë fare për aq kohë sa Rama nuk do i shpëtojë revolucionit.

Sa i përket Non Gratave, PE dhe KE kanë ligjet e veta, nuk kam asnjë lloj impresioni, Edi Rama është i pashpresë, nuk do shpëtojë nga ky revolucion.- tha Berisha 

Ora 12:28
Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.

Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash.

Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 13/08/2022 17:54

    Kur thote ky shpellari se do beje qeveri teknike ne shtator e pastaj do pergatise zgjedhje te lira e te ndershme, mua me ze tmerri per nje çast po pastaj kujtohem qe ky ka vdekur. Eshte nje zombie.

    Përgjigju
  • goni: 13/08/2022 15:53

    prsh doktor… pseudonimi penicilina te thot gje… suksese ne jet

    Përgjigju
  • Karma: 13/08/2022 06:56

    Derra te paskrupullt

    Përgjigju
  • bejtja: 13/08/2022 02:22

    komunisti i 1968,,,,kriminel 24 karatsh,,,,hajdut ordiner,,,kujton se populli i ka harruar krimet e tua sali dhe te nxenesit tuaj ilir....

    Përgjigju
  • Reci: 12/08/2022 22:03

    Saliban terroristi do shkoje ne Rec. E ka qeline gati bq-ri. Merrsh sa me shume prapa ore derr.

    Përgjigju
  • O tej: 12/08/2022 14:25

    Po cfar referendumi ke bete ne PD o te befsha gropen?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/08/2022 13:50

    Hëëë plakuMere,vazhdon diarrea ëëëëë??? Aha plakuMere duro edhe ca se ske çbën. Sistemi gastrointestinal të ka ikur per lesh,po ti je komunist dhe komunisti nuk dorzohet,nje here vdes si vojokushi i pazarit te ri,si vasilshanto i likes. Ti je gati te vdesesh per te qendruar rama ne pushtet,po paç kemben e mbare o plaksyrtyk. Te fala likeshkerdhates dhe na puth te tërëve ne byth o saliprotoViçidolit.

    Përgjigju
  • fatmir: 12/08/2022 13:50

    keto dy palaçot si meta dhe berisha nuk duam ti shikojm me se na e kan shpif

    Përgjigju
  • alma: 12/08/2022 13:49

    si kane ftyr ti dalin popullit para me gjithe ato krime qe kane ber

    Përgjigju
  • Eva: 12/08/2022 13:04

    Si nuk u ndan njeher kta te dy ne nje valle per te vjedhur popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Fitnete: 12/08/2022 13:04

    Jane bashke keta qenat nuk do mend qe mbrojne njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Lui: 12/08/2022 12:49

    Po ti o faqezi kishe 4 vjet kohë që t'a mbyllje të përfunduar komplet rrugën. Pse nuk e bëre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?