Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi

AKM gjobit një tjetër kryetar bashkie për mosmenaxhim të mbetjeve, ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi

8 Shkurt 2022, 15:39| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 15:43

  • Share

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur sot kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushin për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend.

Bushi është gjobitur me 500 mijë lekë, gjobë që parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.

Ai është kryebashkiaku i tretë në vend që gjobitet nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj për keqmenaxhimin e mbetjeve.

Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore. Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licencuara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?