Adriatik Zotkaj, kreu i bashkisë së Poliçanit

AKM gjobit një tjetër kryetar bashkie për mosmenaxhim të mbetjeve, ndëshkohet me 500 000 lekë kryebashkiaku i Poliçanit, Zotkaj

2 Shkurt 2022, 15:39| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 15:59

  • Share

Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend. Pas ndëshkimit të kryetarit të Malësisë së Madhe, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 000 lekë, kryetarin e bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.

‘Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011 " Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve " Neni 21 Pika 12.’- njofton AKM.

Adriatik Zotkajt, bëhet i dyti kryetar bashkie, i cili është gjobituar nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinajt, për keqmenaxhimin e mbetjeve. Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore. Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?