"Akciza" për cigaret miratohet në
Kuvendi, Braçe: Abuzim me çmimin

23 Tetor 2014, 17:18| Përditesimi:

Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare disa ndryshime në ligjin “Për akcizat”, ndër të cilat parashikohet rritja e nivelit të akcizës për cigaren. Ligji i ri parashikon rritjen e akcizës së cigares, nga 900 lekë të vjetra paketa me 20 cigare, në 1100 lekë paketa me 20 cigare.

Për vitin 2016-17 do të rritet me 100 lekë të vjetra. Përmes kësaj mase, qeveria u merr duhanpirësve 40 milionë dollarë taksa shtesë në vit. Për të mos lejuar që paratë të përfitohen nga tregtarët, Këshilli i Ministrave kishte parashikuar kufizimin e importeve deri në hyrjen në fuqi të ligjit me 15 për qind mbi mesataren e vitit të kaluar.

Por me propozim të Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, masa u shtrëngua edhe më shumë dhe madje edhe koha në të cilën ajo nis efektet.Ligji i i ri përcakton se në rastin e një iniciative për ndryshime ligjore, që kanë për qëllim rritjen e nivelit të taksimit të akcizës, sasia e importit të mallrave të akcizës, nga çasti i vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e akcizës, deri në hyrjen e ligjit në fuqi, nuk mund të jetë më e lartë se 5 për qind më shumë se mesatarja mujore e importeve të çdo kompanie në vitin paraardhës

Braçe: Pa hyrë në fuqi akciza, çmimi i paketave është rritur

Duhani që po hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë, për fat të keq një pjesë e konsidetueshme është jashtë çdo lloj standarti, në anën tjetër duhani i hapur pothuajse nuk ka asnjë lloj standarti. Pa hyrë ende në fuqi akciza, çmimi i paketave pothuajse është rritur me 20 - 30 lekë në çdo qytet të vendit thjeshtë dhe vetëm për shkak të abuzimit të tregtarëve të cigareve, për shkak edhe të abuzimit që i është normalizuar në kushtet e tregtimit të duhanit në këtë vend, për fat të keq qytetarët po e paguajnë këtë çmim të rritur. Ndërkohë që Buxheti i Shtetit nuk harton asnjë qindarkë nga i gjithë ky abuzim skandaloz. Vetëm vonesa 1 javore nga e enjtja që shkoi ku ne nuk mundëm që ta votonim këtë projektligj deri sot na ka kushtuar të paktën 116 ton cigare


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?