Akciza e produkte të rrezikshme
gjobë 49 mln lekë 4 kompanive

7 Tetor 2014, 17:13| Përditesimi:

  • Share
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Crown Agents, në kuadër të “Fushatës së Ndërgjegjësimit dhe Kontrollit për Zbatimin e Ligjit për Akcizat”, kanë gjobitur me rreth 49 milionë lekë 3 kompani pijesh dhe 1 kompani karburantesh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, janë identifikuar lloje të ndryshme shkeljesh dhe mashtrimesh në fushën e akcizave.
 
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shmangia e detyrimeve Doganore dhe shkelja e regjimit të taksës së akcizës nuk janë kundërvajtjet e vetme të subjekteve të gjobitura, pasi disa prej këtyre kompanive kanë hedhur në treg produkte të rrezikshme të pacertifikuara, duke përbërë kështu një rrezik për konsumatorët dhe shëndetin e tyre.
 
Shuma totale e gjobvënies ndaj 4 subjekteve arrin në vlerën e përgjithshme të 49 710 406 lekë, për shkeljet e konstatuara.
 
Kështu gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar shkeljet e mëposhtme për këto kompani:
 
1. Ald-Kris – Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 5.169.051,5 Lekë (1.863.969,5 lekë detyrim akcize dhe 3.305.082 lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme:
a. 6.876 litra mangët pije energjike ‘Pit Bull’ në gjendjen stok;
b. 10 kg Taurinë tepër (e cila mund të konvertohet në 33.333 litra pije energjike) në gjendjen stok;
c. Hedhjen për konsum në mënyrë të parregullt të 20.761,5 litra pije energjike;

2) Spring-Oil – Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 41.829.546 Lekë (12.073.047 Lekë detyrim Akcize dhe 29.756.499 Lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme: 
a. 174.666 litra gazoil tepër;
b. 147.665 kg solar mangët;
c. 29.360 kg bitum nafte mangët; 

3. Sara Shpk – Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 400.680 Lekë (101.170 Lekë detyrim Akcize dhe 300.510 Lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme:
a. 379 litra raki mangët;
b. Pulla rakie mangët, të konvertuara në 425 litra raki;
c. Pulla vere mangët, të konvertuara në 1.195 litra verë;

4. Juli Caca – Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 2.311.120 Lekë (590.220 Lekë detyrim Akcize dhe 1.720.900 Lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme:
a. 810 litra Alkool Etilik (96%) i padeklaruar (konvertuar në 777.6 litra alkool anhidër, të cilat rezultojnë të jenë tepër);
b. Pulla rakie mangët, të konvertuara në 500 litra raki;
c. Pulla pijesh alkoolike mangët, të konvertuara në 550 litra pije alkoolike mangët;
d. Pulla vere mangët, të konvertuara në 1910 litra verë mangët;

Drejtoria e Doganave shpreh vendosmërinë se ky aksion do të vijojë për respektimin e legjislacionit dhe evidentimin e abuzuesve, ndërsa i bëjnë thirrje të gjithë prodhuesve, importuesve, furnizuesve dhe shitësve me pakicë të mallrave me akcizë, të regjistruar apo jo, të drejtojnë biznesin dhe aktivitetin e tyre drejt pajtueshmërisë ligjore dhe zbatimit të ligjeve në fuqi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?