Akciza e duhanit, Braçe ‘shpërthen’ 
në ‘FB': Boll më, s’lejojmë abuzimin

10 Tetor 2014, 17:11| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ndërsa pritet që në Parlament të miratohet projektligji për rritjen e akcizës së duhanit, kreu i komisionit të Ekonomisë ka reaguar ashpër ndaj atyre që kërkojnë informacion për të abuzuar më pas me rritjen e çmimit.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Braçe ka bërë të ditur se prej 10 ditësh njerëz të ndryshëm në emër të disa kompanive të cigare kanë kërkuar të dinë se kur hyn në fuqi ligji për akcizën e re të duhanit, i cili ende nuk është miratuar.
 
“Nuk do ta keni kurre me kete marredhenie me Komisionin e Ekonomise!! Përpiqeni kot! Ligji do hyjë në fuqi menjehere!! Menjeherë!!- shkruan Braçe.
Gjithashtu ai theksoi se do të kërkojë nga organet fiskale, tatimore kryesisht, të verifikojnë fature me faturë tatimore, për secilin.

Statusi i plotë i Erjon Braçes në rrjetin social 'Facebook'
Boll!
Nuk ka me pike kuptimi.

Boll me "informacionin" qe kerkoni per te abuzuar serish si nje vit me pare!!

THIRRJA U SHKON
NJE PJESE TE KOMPANIVE TE CIGAREVE QE OPEROJNE NE KETE VEND!!

Nuk di me ke jeni mesuar! Ndaj BOLL!

Ka 10 dite sot qe nuk ka ngelur njeri qe ne emer te disa kompanive te cigareve kerkon te dije nga une se:

Kur hyn ne fuqi ligji per akcizen e re te duhanit.(ende i pa miratuar)

E dini pse?

QE TE BEJNE SERISH SKEMEN E TYRE TE ABUZIMIT;

TE FUSIN PA MBARIM SASI CIGARESH TANI,
PER TE SHMANGUR TARIFEN E RE TE AKCIZES DHE PERFITUAR ME SHUME SE AJO NE SHITJE, KUR LIGJI TE HYJE NE FUQI!!

Po ju them qarte sot:
Nuk do ta keni kurre me kete marredhenie me Komisionin e Ekonomise!!

Perpiqeni kot!!

Ligji do hyje ne fuqi menjehere!! MENJEHERE!!

E di qe e keni nisur "zanatin"qe ne gusht, keni vazhduar ne shtator dhe po e intesifikoni keto dite!!

Por,
Do marre fund shpejt!!

Mos harroni,
Kuvendi ka te drejte te ndryshoje projektligjin qe ka ardhur nga Qeveria dhe po ua bej me dije se ne aspektin e administrimit kjo mund te ndodhe ne Komision.
NDAJ PERPIQENI KOT!

Ne ane tjeter;
Une personalisht, do kerkoj nga organet fiskale, tatimore kryesisht, te verifikojne fature me fature tatimore, per secilin; cmimi abuziv do hetohet e do tatohet fort.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?