Akademikët në konferencë: Si historianët serbë e grekë tentuan të ‘ngushtonin’ atdheun e shqiptarëve të hershëm

10 Tetor 2023, 18:54| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 19:06

  • Share

Nga oborri i kishës së Shën Mërisë në Gëziq të Mirditës, Konferenca Shkencore mbarëkombëtare “Nga Shteti i Arbërit tek Arbëria në shekujt e humanizmit europian” shënoi këtë të martë, 10 tetor, ditën e dytë në Akademinë e Shkencave.

E mbajtur në kuadër të 555-vjetori të vdekjes së Skënderbeut, konferencës me personalitete të botës sonë akademike, i janë bashkuar 40 studiues të huaj. Historiani Pëllumb Xhufi, gjatë kumtesës së tij “Një arbër mes shumë arbërve” preku lidhjen e arbërve Ilirë, që përmenden që në shek. II nga gjeografi aleksandrin Ptolemeu, me arbrit e  Mesjetës.

 Ai sjell në vëmendje se si teza e kroatit Milan Shuflaj, dhe më pas e gjermanit Georg Stadtmyler, u rimorën nga historianë të tjerë kryesisht grek dhe serbë, që tentuan të forconin idenë e një atdheu të vogël të shqiptarëve të hershëm (trevën e Matit”), edhe më të ngushtë se ç’e përshkruanin autorët bizantinë në shek. XI-XIII. E gjitha kjo, siç shpjegohet nga historianë të huaj që akademiku citon, për tu mohuar shqiptarëve hapësirën etnike të sotme.

Diskutimi i studiueses Lucia Nadin u përqëndrua tek Shqipëria adriatike: nga statutet e qytetarëve tek proceset e asimilimit në Venecia në specifikën e tyre, duke folur dhe për lidhjen kulturore mes Shkodrës dhe Venedikut.

Për të pasuruar të dhënat shkencore mbi Arbrin Mesjetar, në konferencën e mbajtur nga Akademia e Shkencave u sollën në vëmendje një sërë dokumentacionesh jo vetëm historike, por edhe gjuhësore, arkeologjike apo antropologjike.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?