Akademik Korkuti: 50 vjet kërkime për
dëshmuar prehistorinë e trojeve ilire

6 Dhjetor 2013, 07:34| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- “Studime arkeologjike në prehistorinë e Shqipërisë” në gjuhën angleze i akademikut Myzafer Korkuti do të prezantohet në akademinë e Shkencave e Shqipërisë ditën e premte në datën 6 dhjetor 2013, në orën 12:00, në sallën “Aleks Buda”. Libri në anglisht mban titullin “Archaeological Studies on the Prehistory of Albania” dhe sipas zëdhënësit të Akademisë së Shkencave do të prezantohet në praninë e përfaqësuesve të institucioneve qendrore të shtetit dhe të kulturës  shqiptare.

Akademiku Korkuti njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është shprehur se përgatitja e kësaj vepre “është rezultat i një pune afatgjatë dhe i kërkimeve të shumta 50-vjeçare në fushën e zbulimeve prehistorike shqiptare”. Studimi hedh drite mbi prehistorinë e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjese edhe Shqipëria. Korkuti vërteton me fakte arkeologjike se Iliria e hershme trojet ku jetojnë sot shqiptarët është populluar 120 mijë vjet më parë. Kur shkrimet mungojnë thotë studiuesi, në ndihme vijnë faktet arkeologjike.

Pesëdhjetë vitet e kërkimeve arkeologjike akademik Korkuti i ka përmbledhur në një vëllim, në tre gjuhë të huaja anglisht, gjermanisht, italisht, për t’i bërë të njohur botës rëndësinë e kulturës së vendit tonë. Arkeologu ka vënë theksin në praninë e artit shkëmbor prehistorik, në disa zona të Shqipërisë. Sipas tij këtë mund ta krijojë vetëm një popullsi autoktone. Vepra “Studime arkeologjike në prehistorinë e Shqipërisë” pas këtij botimi do të jenë pjesë e bibliotekave më të mëdha evropiane. Dhu.Ha.
 
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?