I përkthyer në mbi 40 gjuhë, norvegjezi Jon Fosse shpallet fitues i Nobelit në Letërsi: I dha zë të pathënës

5 Tetor 2023, 13:06| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:26

  • Share

Siç ishte planifikuar, mesditën e sotme në Stokholm, në  orën 13.00 u shpall laureati i ri i Çmimit Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze. Fituesi i shpallur nga sekretari i Akademisë, është autori norvegjez Jon Fosse,  me motivacionin :“për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënave”

Shkrimtari dhe dramaturgu 64-vjeçarka publikuar romanin e tij të parë “I kuq, i zi” në vitin 1983, më tej ka shkruar romane, tregime, poezi dhe libra për fëmijë, por edhe pjesë teatrale. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Stili i tij i veçantë i të rrëfyerit e ka bërë të njohur  krahas Norvegjisë edhe në vende si Franca apo Britania e Madhe.

Vitin që lamë pas fituesja ishte autorja fraceze  Annie Ernaux, që e çoi në 17-të numrin e fitueseve gra në letërsi. Ndërkaq nga viti 1901 janë ndar 115 çmime Nobel, ku 4 vlerësime janë ndarë mes dy autorësh. Autori më i ri ka qenë Rudyard Kipling i njohur më së shumti për “Librin e Xhunglës”.

Akademia Sudeze e Nobelit ka pasur shumë krisje vitet e fundit. Në 2018-ën u shty, për shkak të akuzave për abuzime seksuale që shkaktuan një eksod të anëtarëve të saj. Pas rikrijimit të saj, me polemika u shoqërua zgjedhja si fitues e austriakut Peter Handke, i cili është konsideruar si apologjet për krimet serbe të luftës.

Vlera financiare e Çmimeve Nobel është 11 milionë korona suedeze (1 milion dollarë), si një trashëgimi e lënë nga krijuesi i çmimit, suedezi Alfred Nobel.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?