Skender Gjinushi

Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri  

10 Janar, 12:31| Përditesimi: 11 Janar, 08:02

  • Share

Pas vendimit të Qeverisë për “Ngritjen dhe organizimin e njësive të Përhershme të kërkim-studimit në Albanologji pranë Akademisë së Shkencave”, kjo e fundit bëri hapin e radhës që 4 Institutet dhe 2 Qendrat Kërkimore t’i përshtateshin rregullave “të shtëpisë” së re të imponuar, përmes një Statuti të Ri që ka miratuar. 

Në heshtje dhe pa informuar publikun, ndryshimet në Statut, Ansambleja e Akademisë së Shkencave i bëri pavarësisht kontestimeve që pati pas diskutimit online pak ditë më parë nga studiues e drejtues të Albanologjisë.

Më shqetësuese në ndryshimet e nenit 47, në 12 faqe që preknin drejtpërdrejtë organikën e Albanologjisë, siç argumentuan, ishte fakti se ky kapitull i Statutit ( edhe në emërtime dhe kategorizime) bazohej në draft ligjin “Për Shkencën” që ende nuk ka kaluar në Qeveri.

Si zgjidhet drejtori i Instituteteve?

-Referuar dokumentit, përmes një trupe zgjedhore që do të përbëhet nga:

1.Punonjësit kërkimorë-shkencorë

2.Anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës

-Kandidati i zgjedhur do të emërohet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Si do të zgjidhet drejtori i qendrave?

- Bazuar në dokument drejtuesi, i propozuar nga bordi shkencor i qendrës do të zgjidhet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave.

- Kur Qendrat kanë të njëjtin Këshill Shkencor me një tjetër Institut apo Qendër, zgjedhja bëhet njësoj si për drejtuesit e Instituteteve.

Në fund të dokumentetit sqarohet si “dispozitë kalimtare” se:

-Zgjedhjet e drejtuesve të Instituteve dhe Qendrave bazuar në këtë Statut, mbahen në fund të këtij viti.

-Anëtarët e zgjedhur të Këshillave Shkencorë do të vazhdojnë të jenë  në këtë funksion.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?