AK INVEST garanton siguri dhe transparencë të parave

31 Dhjetor 2022, 14:52| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:55

  • Share

AK-INVEST përshëndet te gjithë klientët në këto dite të festave të fundvitit. Bashke kemi afruar botën me vendin tone jo vetëm prej transfertave të parave MoneyGram, por dhe standardeve bashkëkohore për shërbimin e kredisë dhe financimeve për bizneset.

“AK INVEST operon në Shqipëri përmes 8 degëve të institucionit dhe për mbi 400 pika shërbimi. Ne kujdesemi të ndërgjegjësojmë klientin, të përpiqemi të shuajmë ato padijet, pasiguritë apo mos njohuritë e tij. Kjo nëpërmjet disa procedurave të brendshme të institucionit, nëpërmjet disa dokumentacioneve që klienti është i detyruar të plotësojë dhe nënshkruajë në mënyrë që ai të jetë i sigurt për transfertën që dërgon tek të afërmit e tij. Përpos gjeneraliteteve që dërgon, përpos numrit të referencës që një klient plotëson dhe merr nga agjenti ynë duhet të nënshkruajë dhe të plotësojë edhe një deklaratë përmes së cilës ne sigurohemi që klienti njihet me personin përfitues, është i afërm i tij dhe po dërgon këto para për të ndihmuar në çdo lloj situate dhe forme. Dokumenti patjetër që plotësohet nga klienti, lexohet prej tij, nënshkruhet prej tij”, thotë Merjola Rapo, Drejtuese e Njësisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në AK INVEST.

AK INVEST për të gjithë të dashurit tuaj, garanton shërbim të shpejtë dhe të sigurt.

“Të gjithë shqiptarët që janë jashtë vendit transferojnë tek të afërmit dhe familjarët e tyre. Së fundmi kemi një shtim të transaksioneve të dërgesave edhe brenda vendit, shqiptarët edhe brenda transferojnë para. Për 10 minuta klienti fillon dhe mbaron procedurën dhe po ashtu për 10 minuta personi përfitues e ka të mundur të tërheqë para”, tha Rapo.

AK-INVEST nëpërmjet MoneyGram-it bashkon Shqiptaret me familjet e tyre dhe ne distance fizike.

“Do të përcillja sloganin e AK INVEST për festat e funvitit: Për shumë duar kemi nevojë dhe për shumë buzë për të buzëqeshur”, përfundoi Merjola Rapo.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?