Ajsel Abazi dhe Eros Grezda

Ajsel Abazi konfirmon ndarjen nga futbollisti Eros Grezda: Nuk jemi më bashkë

14 Prill, 16:27| Përditesimi: 14 Prill, 16:35

  • Share

Ajsel Abazi ka konfirmuar ditën e sotme se është ndarë nga futbollisti Eros Grezda.

Ndërsa ka zhvilluar një ‘Ask me anything, anonymously’ në Instagram një fans e ka pyetur nëse ajo dhe Eros ishin ndarë. Ajsel edhe pse mban mbiemrin e këtij të fundit e pohoi lajmin duke deklaruar se është e vërtetë.

“ Po është e vërtetë unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë”, shkruan ajo.

Kujtojmë se para disa kohësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis çiftit, por ishte vetë Eros i cili reagoi duke i mohuar plotësisht ato.

Futbollisti dhe Ajsel u martuan para një viti dhe aktualisht janë prindër të një djali.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?