Ajri i ndotur ndikon negativisht në shëndetin mendor: Një zbulim alarmant nga mjekët italianë

4 Dhjetor 2023, 10:34| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 15:28

  • Share

Ndotja e ajrit ka një ndikim negativ në shëndetin mendor të njerëzve, tha doktoresha Frederika Nobile, nga Departamenti i Epidemiologjisë në rajonin italian të Lazios.

Çrregullime mendore

Studimet e fundit kanë lidhur ndotjen e ajrit me çrregullime psikologjike, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe episodet psikotike. Megjithatë, të gjitha këto lidhje u bënë dhe u hetuan në grupe më të vogla njerëzish, kështu që rezultatet e studimit janë pak më të vështira për t'u përgjithësuar, tha Nobile, siç raporton London Guardian.

Ekipi i saj filloi me të dhënat e regjistrimit të më shumë se 1.7 milion të rriturve që jetonin në Romë në vitin 2011 dhe përdori të dhënat e tyre shëndetësore.

Janë shqyrtuar të dhënat shëndetësore për periudhën deri në vitin 2019, kur bëhet fjalë për raste të reja me probleme mendore, e në mesin e tyre ka persona të shtruar në spital, si dhe pacientë me recetë të rinovuar për antipsikotikë, antidepresivë dhe stabilizues të humorit.

Mundësi më të larta për skizofreni

Të dhënat u krahasuan me të dhënat për ndotjen e ajrit dhe zhurmën e trafikut ku jetonin njerëzit, si dhe faktorë të tjerë socialë që mund të ndikojnë në shëndetin mendor, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, arsimin dhe statusin martesor.

Ata zbuluan se njerëzit që jetojnë në zona me më shumë ndotje të ajrit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë skizofreni, depresion dhe çrregullime ankthi.

Kjo u pasua nga një analizë e barnave me recetë, ku njerëzit e moshës 30-64 vjeç kishin lidhjen më të qartë me ndotjen e ajrit.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?