Brizida Gjikondi

Politikë

'Ajo ka lënë shtetësinë shqiptare për atë holandeze', aktivistja: Basha të rikthejë njëherë bashkëshorten pastaj atë anonimin nga autobusi

14 Prill 2021, 10:14| Përditesimi: 14 Prill 2021, 12:38

  • Share

Teksa ka komentuar 2 prej spoteve elektorale të PS dhe PD, aktivistja e njohur, Brizida Gjikondi ka pasur një mesazh të drejtpërdrejtë për Lulzim Bashën.

Duke iu referuar një spoti të PD-së ku Basha thotë se do të rikthejë të rinjtë shqiptarë nga emigracioni, Gjikondi thotë se kreu i PD duhet të rikthejë njëherë në vend, bashkëshorten e cila ka lënë shtetësinë shqiptare për të marrë pasaportën holandeze, e më pas të rikthejë shqiptarët.

“Spoti i Ramës ka një shtrirje shumë të madhe, vaksinimi është një sukses i qeverisë shqiptare në krahasim me të gjitha qeveritë e Ballkanit. Rama ka dhënë mesazhe pozitive sa i takon turizmit. Kurse spoti i Bashës është skandaloz,se Basha ka fajet e veta sa i përket largimit të njerëzve se është pjesë e opozitës shqiptare. Bashkëshortja e tij ka nënshtetësinë holandeze e ka lënë atë shqiptare, së pari t‘i kthehet bashkëshortja në Shqipëri e të votojë.

Ka përgjegjësi personale, t’i mbushë mendjen bashkëshortes që la shtetësinë shqiptare. Përgjegjësia është e barabartë, është një opozitë që ka braktisur pushtetin,  përpara se të kthejë anonimin nga autobusi. E ke parë se çfarë programi ka Basha? Program emocional, asgjë konkrete”, ka thënë aktivistja Brizida Gjikondi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gertjan: 15/04/2021 22:06

    As po as jo jasht qe te dy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?