USV Hercules 3-2 Ajax

Ajaxi 'lë nam', ekipi i ligës së katërt e eliminon nga Kupa e Holandës (VIDEO)

22 Dhjetor 2023, 10:55| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 10:56

  • Share

Gjigantët e Ajaxit janë eliminuar në 1/16 e Kupës së Holandës. Skuadra nga Amsterdami këtë sezon po haset me shumë vështirësi dhe vendet e fundit në nisje të kampionatit, duket se janë reflekruar me gjendjen jo të mirë sportive, duke humbur 3-2 ndaj USV Hercules, për t'i dhënë lamtumirën Kupës.

Skuadra e ligës së katërt shënoi dy gola me autor Piaters në minutat 16-të dhe 66-të. Ajaxi ia doli të barazonte me Brobbey në minutën 83 dhe Akpom në të 89. Kur u duk se sfida do shkonte në shtesë, Grotenbreg në 90+3 i dha "shkelmin" e fundit Ajaxit, që eliminohet kështu nga një kompeticion që e ka fituar 20 herë.

Ajax hasi shumë probleme edhe në Eredivisie këtë sezon, por javët e fundit me një seri rezultatesh të mira është ngjitur në vendin e pestë dhe tashmë është 13 pikë prapa liderit PSV. Natyrisht, ky sezon për Ajax-in do të jetë ai që tifozët do të duan ta harrojnë shpejt.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?