'Air Albania' nis fluturimet e rregullta më 22 qershor: Destinacioni i parë, Stambolli

16 Qershor 2020, 21:47| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 21:50

  • Share

22 qershori do të sjelle rinisjen e fluturimeve të rregullta të "Air Albania" ku destinacioni i parë që do të zhvillojë është Stambolli.

"Air Albana" ka njoftuar në ‘Facebook’ se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli!  Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve", shkruan Air Albania.

Kujtojmë se më 12 qershor mbërriti në Shqipëri charter-i i parë me 189 turistë nga Bjellorusia pas 3 muaj mbylljeje nga pandemia e COVID-it. Ndërsa më 15 qershor rinisën fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë. Në lidhje me fluturimet me Europën, qeveria shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre. Me 15 qershor erdhën nga Austria 120 persona, 68 të tjerë nga Serbia dhe 150 nga Greqia, ku respektimi i protokolleve të sigurisë ishte në nivele të larta.

Komento

Komente

  • John: 17/06/2020 11:31

    Me Ramadan Air shkon matane Greqis Kuptohet Stambolli

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2020 03:09

    Stambolli=<<Meka e shenjte>> e Rames dhe e <<Myftiut te tij te madh shpirteror Erdoganit>>.Do te shpjere avionin t'ia pagezoje baba Erdogani,sic behet me anijet.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 16/06/2020 23:08

    O kompani leshi po pse shisni bileta kur nuk dini zyrtarish ditet e fluturimeve apo PER TE MBAJTUR NJERZIT TE LIDHUR MBAS AIR LESHIT DHE KUR E KUPTONI QE AIR LESHI NUK NISET I KERKONI KLIENTEVE QE TE NDERROJNE DATAT E NISJES DUKE I KERKUAR DHE 50% TE BILETES ME SHUME NE CAR VENI TE BOTES PERVEC NE ALBANISTAN NDODHIN KETO CUDIRA DHE SA HERE QE SHTYHET DATA PER FAJIN E JUAJ JU KERKONI PAGESE EXTRA PER BILETEN HAJDE AIR LESHI HAJDE DHE BESOJ QE EDHE EMRIN AIR LESHI E MERITON ........ PLER JU DHE PLERE ATO QE JU LEJNE TE VAZHDONI KESHTU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?