‘Air Albania do presë edhe finale të tjera’, Duka: Qeveria do gjejë kohë për Ligën Profesioniste deri në fund të vitit (VIDEO)

4 Dhjetor 2020, 12:10| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 13:04

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolllit Armando Duka ka mbajtur sot (4 dhjetor) një konferencë ‘online’ duke marrë shkas nga përzgjedhja e stadiumit Air Albania si pritës i finales së Conference League.

Ky kompeticion do të organizohet nga UEFA që do të marrë jetë në sezonin 2021-2022.

Duka tha se përzgjedhja erdhi si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe besimit që ka UEFA te organizimi që mund t’i bëjë Shqipëria.

Ndërkohë presidenti i FSHF-së foli edhe për premtimet që qeveria ka dhënë për Ligën Profesioniste, e cila ishte për disa muaj në bojkot. Sipas Dukës megjithëse me vonesë qeveria do të mbajë fjalët për premtimet deri në fund të këtij viti.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozi: 05/12/2020 21:47

    Ne ate gjendje qe eshte fusha e stadiumit kombetar "Air Albania" jo skuadrat e futbollit por edhe pulat e Dukes nuk futen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?