Ahmetaj te 'Shkëlzen Tv', avokat Beqiri: Nuk i jep Zvicra azil me akuzat që ka! Arben Meçe: Intervista nuk përbën provë në gjykimin në Shqipëri

31 Janar, 18:59| Përditesimi: 31 Janar, 19:18

  • Share

Një intervistë e ish/zv kryeministrit Arben Ahmetaj në kërkim për aferën e Inceneratorëve pritet të jepet te televizioni i Shkëlzen Berishës, për të inskenuar rolin e viktimës, në mënyrë që të kërkojë mbrojtje nga autoritetet zvicerane, për t’i shpëtuar drejtësisë.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV avokati Idajet Beqiri e konsideroi këtë një përpjekje të Ahmetajt për të zgjatur procedurat.

“Berisha me sa duket po e mbështet sepse një pjesë të informacioneve që sëkëllijnë te çatia e shtëpisë së kafazit nga Ahmetaj me sa duket i ka marrë. Ahmetaj me sa duket do të sigurojë disa materiale. Unë e mora azilin politik shumë shpejt në Belgjikë atëherë. Panë raportet dhe e konsideruan regjimin e Berishës diktatorial dhe më dhanë azil mua dhe fëmijëve të mi. Në rastin konkret kur dihet që Shqipëria vendi Nato-s do ta ketë të vështirë pavarësisht se përpiqet. Nuk do japë kush azil kur bëhet fjalë për afera të tilla. Këto vepra janë si akte terroriste për Evropën. Do ketë njëlloj imuniteti në thonjëza me këto lëvizje që po bën”, shtoi ai.

Nga ana tjetër ish deputeti Arben Meçe tha se intervista nuk përbën provë në gjykimin në Shqipëri.

“Për të kuptuar pse po i bën këto lëvizje duhet të shohim se cili do të jetë efekti i kësaj lëvizjeje. Në konkluzion do dal të them çfarë është kjo lëvizje. Do të jepet kjo intervistë. A bën provë për gjykim? Jo. Ahmetaj nuk  po jep një provë. Provë do të thotë ta japësh para një institucioni. Po them pse po bëhet kjo intervistë. Që Ben Ahmetaj të kontribuojë në një çështje gjyqësore përmes këtij deklarimi nuk është e mundur. Po jepet pranë një televizioni që është i Berishës. Do ta përdorë për të artikuluar pozicionin e vet. Do thotë se nuk është fajtor ben Ahmetaj, do thotë është Veliaj e Rama. Ahmetaj i jep kartë politike opozitës por edhe të sensibilizojë vendin ku është duke thënë se nuk është fajtor. Provë nuk po jep, por aksion po i jep opozitës. Ahmetaj tenton të prodhojë sa më shumë sensibilitet dhe prova për azilin e tij politik.”

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 01/02/2024 11:58

    O Beqir po Llallen ku e ke?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?