Arratisja e Arben Ahmetaj, SPAK kërkesë ‘Facebook’-ut për ta gjurmuar: Na ndihmoni për vendndodhjen

17 Tetor 2023, 12:56| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 15:56

  • Share

Prokuroria e posaçme po tenton të zbulojë vend-ndodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj përmes postimeve të bëra prej tij në rrjetet sociale pas arratisjes nga Shqipëria në korrik të këtij viti. Burime nga SPAK, bëjnë të ditur se grupi i hetimit i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish-numri dy i qeverisë. Arben Ahmetaj besohet se është larguar nga Shqipëria pak muaj më parë, fakt që u bë i ditur në ditët e para të korrikut, kur SPAK dorëzoi në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të tij për dosjen e incineratorëve.

Ahmetaj nuk u paraqit në Kuvend në seancën e këshillit të mandateve dhe imunitetit ndërsa mungoi edhe në seancën plenare të datës 14 korrik kur 117 deputetë dhanë votën pro arrestimit. Vendimi i gjykatës për caktimin e masës së arrestit në mungesë nuk u ekzekutua pasi policia e kërkoi përgjatë një muaji ish-zv.kryeministrin brenda vendit, dhe u ktheu përgjigje prokurorisë se nuk gjeti asnjë gjurmë të tij. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, deklaroi vend-ndodhjen e klientit të tij ditën e votimit për arrestimin në Parlament, por vend-qëndrimi i ish zyrtarit të lartë nuk është konfirmuar asnjëherë.

Ish-ministri i Financave ka reaguar pesë herë nga rrjetet sociale përgjatë mungesës së tij në shqipëri, postimi i parë ka qenë në 14 korrik me një mesazh drejtuar parlamentit dhe qytetarëve. Postimi i fundit  Ahmetajt është kryer më 12 tetor në orën 12.26, me një reagim për dosjen e dytë të hapur nga SPAk ndaj Ahmetajt, për privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

SPAK synon të marrë të dhënat që disponon platforma e rrjetit social e cila regjistron vendndodhjen e përdoruesit në momentin e hyrjes në llogari. Gjatë këtij viti, Shqipëria ka dërguar mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kompanisë Meta, ndërsa ka marrë përgjigje për 50% të rasteve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marius: 05/03/2024 17:44

    Spaku heton ata qe vjedhin pula e zyrtaret qe marrin 2 mije lekeshe ryshfet e kete hajdutin me cizme se gjejne dot. E gjeti Cim Peka shume kollaj e pyeteni e nese nuk bashkepunon me drejtesine e jep deshmi te rreme rraseni ne qeli. Po kete show me Facebook cfare e keni ju te Spak-ut. Po i thoni Arben Ahmetit, dil nga Facebook e futu ne Tik Tok ?! Jeni shume te peshtire te gjithe !

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 18/10/2023 08:08

    Kryetari i spakut,tha se ne ditet ne vazhdim do te kemi lajme surprize per Ahmetajn ?! A nuk do te thot kjo fjali,se Shqiperia esht ne kontakt me vendin qe e strehon,dhe vendi me i sigurt esht Greqia,dhe ata te shantazhojn me lirimin e Bejlerit ! Koha ka vertetuar se kokat kresore te politikes Shqiptare,jan strehuar ne Greqi : Ministri i mbrojtjes Kiqo Mustaqi i punesuar " roje nate " , Gramoz Ruci dhe disa Politkan te se majtes te strehuar ne Greqi ne kohen e trazirave,Arben Ahmetaj i fotgrafuar ne doganen Greke diten e largimit .... perse tallen me Popullin dhe nuk kan kurajon te thon te verteten ?!

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2023 01:14

    Shakaja e rradhes! Jo vetem qe shpresojne t'a gjejne nepermjet FB qe eshte marrezi dhe jo profesionale njekohesisht,por e bejne dhe publike,qe Ahmetaj tani qe e morri vesh te mbylle faqen e mos t'a perdori me!! SPAK-u te siguroje marreveshjet e ekstradimit,per te tjerat si gjetjen e arrestimin t'ja lere Interpolit e organeve te vendit ku fshihet,por duket qe /zogu/ ka fluturuar nga kuvlia,se perse duhej te kerkonin ndihmen e FB,kur dihej qe ishte ne Britani /te vajza/duke cituar vete Ahmetajn?!

    Përgjigju
    • ana: 18/10/2023 18:30

      Bravo, po mendoja fiks te njejten gje, si mund te publikohet ne media nje investigim i tille? Eshte komplet nje show qesharak.

  • edmond (koder rreshen): 17/10/2023 23:05

    Po ne Greqi ose ne Qipro e keni,me lejen dhe bekimin e Rames .

    Përgjigju
  • Laku: 17/10/2023 21:18

    Perfundimisht ky vend nuk behet kisbim shoresa te dumani po ky prap duket sikur ska kellewe me shum show

    Përgjigju
  • Oficeri: 17/10/2023 19:44

    Pysni shishin ose interpolin mos u merrni me kerkesa koti deri te meta.i din interpoli te gjitha ene ca ha ndarke o spaku

    Përgjigju
  • Jola: 17/10/2023 18:40

    Mos aman...qenka zhukukur...na prete krahet...gjynah s'po e gjeni dot...

    Përgjigju
  • Kërkesë: 17/10/2023 17:31

    Surratlibrit?

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 17/10/2023 13:27

    Ju kam thene me kohe qe prokuroret e SPAK-ut jane shume te dobet.

    Përgjigju
  • Sa poshte ka rene shteti: 17/10/2023 13:17

    Pse luani filma, SHISH per cfare eshte? apo per te ngrohur karriket neper zyra?

    Përgjigju
    • Lushka: 17/10/2023 19:33

      Hahahahahah sa e madhe ... Gjithshka mund te ndodhe jetojme ne Tirone...Arushi Tao tao gjeti grupet kriminale me metoda speciale... nuk gjejne nje palo ekonomist me demek...hajde fuqia e metodave speciale... edhe ato qe gjeni spiunojne njeri tjetrin shoku shokun se ndryshe as keni me i gjetur ndonjeher... po u be ky vend edhe ufot do cuditen...

  • Scutari: 17/10/2023 13:10

    Po sikur fb e tigrit t'a menaxhojë ndonjëri nga Durrësi, çfarë do të bëjë SPAK pastaj?! hajde hetues hajde!!

    Përgjigju
  • niku: 17/10/2023 13:05

    po pse nuk ja nisin kerkesen per ekstradim interpolit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?