Arben Ahmetaj gati 6 orë në SPAK për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Report Tv zbulon se çfarë u tha ish ministri prokurorëve

23 Qershor 2023, 11:25| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 16:31

  • Share

Report TV mëson detaje nga dëshmia e ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më parë, (22 qershor 2023) në SPAK. Ish-Ministri i Financave gjatë dëshmisë prej rreth 6 orësh ka mohuar të ketë pasur rol vendimarrës për incineratorët e Fierit dhe Elbasanit.

I pyetur nga prokurorja Enkeleda Millonai, si person në hetim në prani të avokatit Henrik Ligori, Ahmetaj ka këmbëngulur se edhe pasuritë e sekuestruara në emër të partneres aktuale dhe ish- bashkëshortes, janë të ligjshme dhe nuk kanë lidhje me objektin e hetimit.

Ish-ministri i Financave u pyet në SPAK për herë të parë që pas nisjes së hetimeve ndaj tij në mars të këtij viti me akuzat për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit, dhe për pastrim parash e korrupsion, pas kallëzimit për vilën në Hamallaj.

Avokati Henrik Ligori tha për “Report TV” se Ahmetajt nuk iu atribua asnjë fakt penal, por ndaj tij hetohet për të gjetur fakte nëse ka kryer vepër penale.

Në dëshminë e dhënë të enjten, 22 qershor,  nga ora 11.50 deri në 17.40 Arben Ahmetaj ka sqaruar se si ish-Ministër i Ekonomise dhe Financave nuk ka patur rol vendimmarrës për incenetatorët.

Ish-zyrtari ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen. Sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjës se bashkejetueses Erjola Hoxha me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022. .

Sipas Ahmetajt Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që tia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratoret. Ish zëvendëskryeministri  ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton. Ndërsa sa i takon vilës në Palas ish zevendeskryeministri ka pohuar se  nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyesni atë për sqarime, mëson gazetarja e Report TV Keti Banushi.

 I pyetur në lidhje me udhëtimet e tij jashtë Shqipërisë, Ahmetaj ka mohuar pretendimet se persona të tjerë, përfshirë edhe Klodian Zoton ti kenë paguar hotelet ku ka qëndruar.

Më 8 mars 2023 Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi vilën e partneres së Ahmetajt në në Hamallaj dhe banesën e ish gruas në Palasë dhe më pas vendosi ndaj tyre sekuestro preventive. Përmes avokatëve, Ahmetaj e kundërshtoi këtë akt, por bllokimi i pasurive është lënë në fuqi nga gjykata.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 23/06/2023 13:29

    pra ky ska vila fare :) :)

    Përgjigju
    • Agjenti: 23/06/2023 14:07

      Jo jo fare. Ky i bie te ishte kollovar atje. Hahaahah

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?