Ahmetaj kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit te 'Shallvaret', Apeli i GJKKO e rrëzon

10 Gusht 2023, 11:15| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 13:18

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro. Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie". Hetimet e SPAK lidhen me inceneratorët.

Arben Ahmetaj është i shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?