Ahmetaj:Ja ç’bëri ministri i Berishës
ditën e diel.Spaho: Vegël qorre!

16 Nëntor 2017, 12:06| Përditesimi:

  • Share
Koncesionet kanë qenë temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Ministri Arben Ahmetaj ka sulmuar ish-ministrat e Sali Berishës, teksa tha nga foltorja e Kuvendit se kanë dhënë koncesione edhe kur po iknin nga qeveria, pasi nuk i votoi populli.

Ai tha se njëri prej ministrave të Berishës ka firmosur koncesione vetëm dy ditë para se të largohej. Ndërkohë, kjo shkaktoi debate në sallë, ku ndërhynë nga vendi deputetët Edmond Spaho dhe Florjan Mima.

Ahmetaj: Nga viti 2004 deri më sot janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013. Kur flisni këtu për koncesionet dhe bëni sikur iu dhemb e vret shpirti për paratë e shqiptarëve sot është moment transparence. Këtu kam me emra ministrash të gjitha koncesionet e bëra me kohë. Vetëm në periudhën maj 2013-shtator 2013 janë bërë 45 koncesione. Ndërkohë që ishit duke ikur nga pushteti keni bërë 45 konceisone. Do ta pres atë ish-ministër të flasë këtu se do ia numëroj dhe koncesionet që ka firmosur ditën e diel. Maj 2013 katër koncesione të firmosura nga një ministër i Berishës, qershor 2013 tre koncesione, gusht 2013 ka dalë ditën e diel dhe ka firmosur kontratë koncesione. Pastaj ka firmosur 21 kontrata në shtator, më 9 shtator, dy ditë para se të iknin. Ka një sërë kontratash të firmosura, ku koston ia kalonin direkt qytetarëve.

Spaho: Mos u bëj vegël qorre.

Ahmetaj: Rrofshi!

Mima: Mund të kem vëmendjen tuaj, z.ministër? Nga kontratat që përmende sot mund të kenë filluar punë një pjesë e tyre. Ato kanë rritur prodhimin e energjisë në vend dhe kjo bën krenarë secilin paraardhës tënd. Vlera totale e investuar do jetë 2.5 miliardë euro dhe kjo shifër bën krenar atë që ka kontribuuar. Si ka mundësi që numri rritet, por kontributet jo? Skema për pensionet është e dështuar dhe këtë e pranove edhe vetë. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?