‘Ah si qenka dashuria, po më mbyt mua vetmia’, Donaldi dhe Beatrix mbulojnë kokën pas këngës ‘Toxic Love’! A do të futet Bora në ‘Big Brother’ për t’u sqaruar?!

3 Dhjetor 2021, 19:59| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 20:04

  • Share

I elektrizuar ishte momenti, kur teksa banorët ishin të shtrirë në krevat, në sfond u dëgjua kënga “Toxic Love”, kënga që ka shkruar Donaldi për Borën.

Në atë moment, siç vihet re dhe në kamera Donaldi dhe Beatrix  mbuluan kokën, duke lënë të nënkuptohej se nuk donin ta dëgjonin.

“Toxic Love”, ishte një këngë që siç ka thënë edhe Donaldi e ka shkruar për dashurinë me Borën.

Orët e fundit edhe pasi çifti më i ri i showbizzit shkëmbeu puthjen e pasionante po flitet se Bora do të hy në shtëpinë e Big Brotherit. Jemi sy e vesh! Po ju si mendoni, a do të futet Bora në Big Brother për t’u sqaruar?!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?