Politikë

Shehaj reagon pasi Çim Babasi i dhunoi vëzhguesen: Ajo kërkoi që të siguronte votën! S'është e vetmja, me ju që zëri juaj të dëgjohet

16 Qershor 2021, 21:37| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 21:42

  • Share

TIRANË- Agron Shehaj, ish-kandidat për kreun e PD-së për të treguar parregullsitë e procesit zgjedhor, ka sjellë në vëmendje rastin e përfaqësueses së tij në Komision,  Enkeleda Çela. Kjo e fundit ka denoncuar se është dhunuar nga Kryetari i Degës nr.5 në Tiranë, Çim Babasi. Shehaj tha se rasti i saj nuk është i vetëm, teksa tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë. Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund”, shkruan Shehaj.

 Më herët në studion e Report Tv, Enkeleda Çela ka rrëfyer me detaje se si ndodhi dhuna ndaj saj, teksa tha se u dhunua pasi nuk po lejonte që të ndodhnin parregullsi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 16/06/2021 22:54

    Nje nga arsyet pse s'fiton PD eshte se mban prane keta elemente toksik qe jane te keqet e vete partise... Cim Babasi, Sali Lusha, Xhelal Mziu e gjithe keta qe u duket vetja te forte si Paloka, Noka, Strazimiri, Balliu, Salianji dhe zhulsat e tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?