Koç Devole dhe Agron Llakaj

Agron Llakaj bën dedikim prekës për Koço Devolen: Po të kujtoj me këtë fotografi, ishte i paarritshëm

8 Nëntor 2022, 19:15| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 19:18

  • Share

Si sot dy vite më parë, aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole, u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

Në dy vjetorin e vdekjes, kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës për të ndjerin Koço Devole. Ai ka publikuar një foto të vjetër të tyre duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

“I Madhi dhe i paharruari Koco Devole. Aristokrati humorit shqiptar. Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.I paharruar i shtrenjti Koco”, shkruan aktori në foton e shpërndarë në Instagram.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?