Agron Gjekmarkaj mohon pjesëmarrjen në takimin krah Ndokës dhe Balliut: Nuk e mbaj veten për ekspert! Më duket humor anglez

21 Mars 2023, 18:17| Përditesimi: 21 Mars 2023, 18:22

  • Share

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për një ‘ftesë’ që qarkullon në rrjet ku thuhet se do të jetë pjesëmarrës në një takim krah Nard Ndokës dhe Klevis Balliut. Sipas Gjekmarkajt, personi që e ka bërë këtë kompozim është qerrata dhe ‘gati anglez në humor’.

Në ftesë thuhet se të tre do të flasin për temën ‘Ku po shkon e djathta shqiptare?’ por Gjekmarkaj e mohon kategorikisht duke thënë se në fillim i dukej shaka dhe sqaron se nuk i duket vetja ekspert pasi në ftesë thuhej se konferenca do të bëhej për idetë konservatore. 

“Disa miq më derguan këtë ftesë për të ditur në është e vërtetë?!

Në fillim e mora si shaka por kur pashë që po me shtoheshin mesazhet mejtova që qenkesh marre seriozisht.

Nuk e di kush është autori i shakasë i cili meriton përgëzime për gjetjen. Nuk e mbaj veten për ekspert, as per politolog dhe jo në lartësinë e duhur për të qënë pjesë e këtij paneli të nderuar. Ndaj nuk do jem në një konferencë të tillë.

Edhe një herë përgëzime autorit që kompozoi ftesën. Paskësh qënë qerrata i madh, gati anglez në humor”, shkruan Gjekmarkaj.

Ftesa që qarkullon në rrjet

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?