Agron Gjekmarkaj: Kadare, shkrimtar unik dhe klasik i letërsisë botërore! Me veprat e tij i ka bërë shërbimin më të madh kulturës shqiptare

29 Janar, 22:02| Përditesimi: 30 Janar, 06:58

  • Share

Profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin "5 pyetjet" ka folur mbi veprat letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar i cili festoi dje 88 vjetorin e lindjes. Ai e cilësoi Kadarenë si një shkrimtar unik jo vetëm në letërsinë shqiptare por edhe në atë botërore. 

Sipas Gjekmarkajt, Kadare si shkrimtar, nuk është produkt i traditës shqiptare dhe nuk ka lënë të ngjashëm si ai në letërsinë vendase. 

Çfarë e bën të madh Kadarenë?

‘Të qenit unik jo thjesht brenda letërsisë shqiptare por kudo në letërsinë botërore. Më shumë sesa kjo duket sikur sjell jehonën e kohërave antike në një standard të ri modernizues në letërsinë botërore. Kadare nuk është produkt i traditës shqiptare. Kadareja nuk ka lënë të ngjashëm. Është biri I vetvetes. Është rastësi gjeniale që ka punuar mbi vetveten por ka ditur ta marrë cdo gjë shqiptare e ta universalizojë e tia shtojë pasurisë botërore” thotë Gjekmarkaj. 

Sa i takon pyetjes pse Kadare nuk ka arritur të marrë ende çmimin Nobel në letërsi pavarësisht se ka qenë një prej pretendentëve kryesore, Gjekmarkaj tha se ka shumë gjasa që të bëhet fjalë për gjykim politik në rastin e fituesve të këtij çmimi. 

“Mbi Kadarenë më shumë se gjykimi mbi cilësinë e veprës bie mallkimi që bien mbi popujt e vegjël. Ndofta kjo e ka zënë. Nëse ne gjykojmë Nobelistët janë cilësore ata që kanë marrë çmimin nobel por ka nga ata që nuk kanë peshën as shpërndarjen që ka Kadare. Ndoshta Kadare mund ta kishte marrë herët me ‘Pallatin e Ëndrrave’ ‘Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur’ apo me tonalitetin e veprës së vet, një enciklopedi në shërbim të kulturës dhe humanizmit, por gjasat janë që rëndon më shumë gjykimi politik se ai estetiko- letrar duke e përjashtuar nga kjo dekoratë që nuk e bën as më pa të rëndësishëm as më të vogël e as më pak të ndikueshëm qoftë në Europë apo botë”.

Ndërsa për kritikat që bëhen ndaj Kadaresë duke e akuzuar si bashkëpunëtor të regjimit komunist, profesori u shpreh se nëse shkrimtari do të kishte vepruar ndryshe dhe të kishte dalë kundër regjimit atëherë nuk do të kishte arritur të realizonte vepra tëtilla. Sipas tij, nëse Kadare do t'i ishte kundërvënë regjimit, atëherë shqiptarët nuk do kishin me çfarë të krenoheshin. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?