Agresioni rus në Ukrainë, Scholz: I gjithë rajoni e ka dënuar! Rama: Ndikimi i vendeve të treta në Shqipëri është ulur

11 Prill 2022, 19:10| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:11

  • Share

“Kemi parë një dënim nga të gjitha vendet”, kjo ishte përgjigja e kancelarit gjerman OIaf Scholz i pyetur nga gazetarët lidhur me sanksionimin e agresionit rus në Ukrainë.

Rama nga ana tjetër sqaroi se ndikimi i vendeve të treta në Shqipëri është ulur ndjeshëm dhe se nuk ka marrëdhënie të posaçme as me Kinën dhe as me Rusinë. Sipas tij Turqia nuk është një aktor i tretë, por një partner i rëndësishëm i vendit tonë dhe një valvul sigurie për Europën.

“Nuk janë njësoj dhe nuk duhet të kemi shqetësime nga ndikimi i vendeve të treta në të njëjtën mënyrë. Sigurisht që ndikimi i Rusisë përbën një problem për më tepër në kushtet Kina është një vend i cili ka synimin e vetë të deklaruar në të gjithë ish Evropën lindore, ka dhe një format special të kinës 17+1 me të gjithë vendet ish-komuniste që është një projekt investimesh. Shqipëria nuk ka ndonjë marrëdhënie të posaçme as me njërën as me tjetrin. Rusia nuk ka investime në Shqipëri, Kina ka minimale. Turqia nuk është aktor i tretë, është partner strategjik i Shqipërisë. Është një valvul siguri për të gjithë Europën. Me vendet e gjirit kemi marrëdhënie shumë të mira, i kultivojmë ato. Shohim vetëm miq, janë të mirëpritur në Shqipëri për investime. Prezenca e tyre është shumë më e ulët në aspektin e investimeve, sesa nga ajo që stërmadhohet në media.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?