Agravon sherri, dy shqiptarë plagosin me thikë 25-vjeçarin! Ndërpriten festimet për Karnavalet në Greqi

18 Mars, 10:14| Përditesimi: 18 Mars, 10:21

  • Share

GREQI- Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr në Greqi, që ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur në Rodos po  mbaheshin karnavalet.

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por situata më pas ka agravuar duke çuar në plagosjen e rëndë.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Sakaq, policia po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Për shkak të sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?