Agjentët e BKH përfundojnë trajnimin në SHBA, FBI-ja u mëson gjuajtjet me pistoletë dhe gjysmë automatik

5 Shtator 2022, 11:37| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 11:45

  • Share

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit përfundon më SHBA trajnimet e 60 agjentëve të cilët tashmë janë pjesë e SPAK.

Nesër kthehet në Tiranë grupi i dytë. Ndërsa Report Tv mëson se nga trajnimi edhe me agjentet e FBI-së kanë mësuar nga praktikat e hetimeve financiare korrupsionit e ato të grupeve kriminale.

Agjentët e BKH-së në trajnimin e kryer në SHBA kanë praktikuar edhe qitjet, përdorimin e armëve pistoletë dhe gjysmë automatik.

BKH ka marrë pjesë në disa aksione në Shqipëri ndërsa me sezonin e ri pritet të jenë ata që do të ekzekutojnë urdhrat e prokurorëve të SPAK dhe vendimet e GJKKO në terren.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?