Agjencia Standard & Poor’s rrit
vlerësimin për Shqipërinë

10 Tetor 2014, 20:41| Përditesimi:

  • Share
Sipas agjencisë prestigjioze të vlerësimit të ekonomive të vendeve të ndryshme të botës, situate e Shqipërisë ka ndryshuar nga nota “e qëndrueshme” në atë “pozitive”, si pasojë e faktit që qeveria po lëviz në drejtim të planeve ambicioze për të pakësuar deficitin e vendit dhe për të reformuar sistemin ligjor.
 
Ky është përfundimi i vlerësimit të agjencisë “Standard & Poor”, i publikuar në faqen e saj zyrtare.

S&P beson se, deri në vitin 2017, Shqipëria do ta ketë ulur deficitin buxhetor në nivelin 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 6.3% që është planifikuar për sivjet.
Po ashtu, agjencia ka cituar përpjekjet e vendit tonë për reforma strukturore, ku përfshihen fuqizimi i të drejtave të pronës dhe ligjit e rendit.
 
Megjithatë, thuhet se ende korrupsioni dhe kompensimi i pronave vijojnë që të rëndojnë klimën e biznesit dhe të mbajnë larg investuesit e huaj.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?